BOTA /

"Ukraina po përpiqet të sabotojë paqen", Putin: Rusia nuk mposhtet dot nga Perëndimi

Shkruar nga Versus

"Ukraina po përpiqet të sabotojë paqen", Putin: Rusia

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi të martën Ukrainën, me ndihmën e agjencive të inteligjencës perëndimore, për përpjekje për të sabotuar procesin e paqes midis dy vendeve, duke përfshirë edhe kërcënimin e tubacioneve ruse të energjisë.

Gjatë një fjalimi televiziv, Putin kërcënoi mbarë botën kur komentoi raportimet e pakonfirmuara se disa vende, kryesisht Franca dhe Britania e Madhe, synojnë që t’i japin Ukrainës një lloj arme bërthamore. “Ata e kuptojnë se çfarë mund të sillte kjo”, theksoi shefi i Kremlinit, duke sinjalizuar një luftë botërore nukleare.

“Ata nuk mund t’i shkaktojnë Rusisë një humbje strategjike. E kërkojnë me dëshpërim, por nuk munden. Ata nuk mund të jetojnë pa e realizuar një gjë të tillë. Janë të fiksuar për të mposhtur Rusinë dhe po kërkojnë çdo metodë”.
Putin akuzoi gjithashtu Ukrainën se, me ndihmën e inteligjencës së Perëndimit, po organizon sulme terroriste në Rusi.

“Vitin e kaluar pati një rritje të numrit të krimeve të natyrës terroriste. Nuk ka asnjë dyshim, ashtu si në vitet e fundit, se shërbimet speciale të Ukrainës dhe kujdestarët e tyre të huaj qëndrojnë pas shumicës së tyre. Në të njëjtën kohë, ka pasur një shtim të sulmeve ndaj infrastrukturës në Rusi, institucioneve sociale dhe qeveritare, si dhe ndërtesave të banimit, duke përdorur raketa dhe dronë”.

Presidenti Putin kërcënoi botën, apo ata që i quajti armiq, se do të pendohen nëse e shtyjnë Rusinë shumë larg. Versus.al

 

 

Poll