BOTA /

"Ulni kokën, ulni kokën!!! " Si u kthye salla e festës në shesh lufte gjatë Darkës së Korrespondentëve

Një person i armatosur tenton të hyjë me forcë në sallë – shkëmbim zjarri me policinë, plagoset një agjent i Secret Service

Shkruar nga Versus

"Ulni kokën, ulni kokën!!! " Si u kthye salla e festës

Të shtëna me armë zjarri, panik dhe ndërhyrje e menjëhershme e forcave të sigurisë kanë ndërprerë mbrëmjen e së shtunës të Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, kur një person i armatosur hyri në hollin e hotelit dhe tentoi të kalonte me forcë kontrollet e sigurisë drejt sallës së balos ku po zhvillohej eventi, në prani të presidentit Donald Trump dhe zëvendëspresidentit J. D. Vance.

Brenda sallës ku po mbahej darka, qindra të pranishëm dëgjuan të shtënat, çka shkaktoi menjëherë kaos dhe lëvizje të pakontrolluara. Në pamjet e publikuara dëgjohen thirrje si “Uleni kokën!”, ndërsa disa tavolina u përmbysën nga paniku.

Agjentët e Sherbimit Sekret  ndërhynë menjëherë, duke u ngjitur në skenë dhe duke evakuuar presidentin Trump, i ndjekur nga zëvendëspresidenti Vance. Të dy u shoqëruan me shpejtësi drejt pjesës së pasme të godinës.

Fillimisht, Trump kishte kërkuar që eventi të vazhdonte, ndërsa organizatorët u bënë thirrje të ftuarve të qëndronin në vendet e tyre. Megjithatë, për arsye sigurie, aktiviteti u anulua pak më vonë.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al