BOTA /

VIDEO/ Agjentët federale qëllojnë për vdekje një 37 vjeçar në Minneapolis

Ai nuk kishte precedentë penalë dhe ishte shtetas amerikan

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Agjentët federale qëllojnë për vdekje një 37
Pamje nga vendngjarja/ Alex Pretty

Agjentë federalë amerikanë kanë qëlluar për vdekje një shtetas amerikan 37-vjeçar në Minneapolis, në mes të një operacioni kundër emigracionit në qytet.

Incidenti ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit të së shtunës, kur shpërtheu një përleshje midis Pretty dhe agjentëve të shumtë federalë, përfshirë agjentët e Patrullës Kufitare dhe të Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Gjatë incidentit, 37-vjeçari Alex Jeffrey Pretty, një shtetas amerikan dhe banor i përhershëm i Minesotës u qëllua për vdekje dhe vdiq në vendngjarje.

37-vjeçari dyshohet se ndërhyri për të ndihmuar një grua kur një agjent dyshohet se e shtyu me dhunë.

Më pas ai dyshohet se u sulmua fizikisht, u spërkat me sprej piperi dhe u ndoq ndërsa dyshohet se po largohej.

Videoja tregon një përleshje ku përfshihen disa agjentë, me Prettin në tokë, të gjunjëzuar, duke u përpjekur të mbrohet.

Sipas akuzave, njëri nga agjentët dyshohet se ia ka hequr armën e tij pwr tw cilwn dispononte leje, të cilën siç raportohet ai nuk e kishte përdorur, përpara se të ndodhnin të shtënat.

Akuzat e mësipërme nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet, të cilat deri më tani pohojnë se përdorimi i forcës ishte për vetëmbrojtje.

Sipas të dhënave publike, Pretty punonte si infermier në Spitalin e Veteranëve në Minneapolis, pjesë e Shërbimit Shëndetësor të Veteranëve.

Në vitin 2023, thuhet se ai kishte një pagë vjetore prej 90,783 dollarësh. Ai ishte diplomuar në Universitetin e Minesotës dhe profili i tij në LinkedIn e listoi së fundmi si "shkencëtar i ri".

Kolegët e përshkruajnë atë si një njeri me përkushtim ndaj pacientëve dhe një ndjenjë të fortë detyre.

"Kam punuar me të çdo ditë për vite me radhë në Spitalin e Veteranëve. Ai ishte infermier i kujdesit intensiv, punonte me veteranë dhe ishte një njeri vërtet i mirë. Ai sigurisht që nuk e meritonte të vritej", tha infermierja Ruth Anway për Daily Mail.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Al Jazeera English (@aljazeeraenglish)

 

Poll