Live Updates /

Pas përfundimit të protestës së PD-së: 18 të arrestuar, 11 efektivë të plagosur! Rama: Parti që ka në program shkatërrimin e pronës! Berisha: Jemi në kilometrin e fundit!

*Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm pas protestës të mbajtur një ditë më parë në Tiranë, e thirrur nga Partia Demokratike, ku u shënuan dhe përplasje me policinë. *Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi protestën si një akt të papranueshëm dhune, duke e krahasuar me praktika të errëta të së kaluarës europiane dhe duke akuzuar organizatorët për përdorim sistematik të dhunës. *Policia e Tiranës ka dalë në njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet e bëra dje në protestën e opozitës. *Sipas bluve të kryeqytetit, janë arrestuar 18 protestues, 17 janë proceduar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë. *Sali Berisha deklaroi sot se protesta e PD-së e djeshme nuk la asnjë efektiv policie të lënduar, duke u mbështetur në informacionet nga qendrat spitalore të Tiranës ku nuk ka paraqitur asnjë punonjës policie. *Kreu demokrat paralajmëroi protesta të tjera kombëtare pa dhënë data konkrete, duke e cilësuar aksionin opozitar si “kilometrin e fundit” për ndërgjegjen kombëtare.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm pas protestës të mbajtur një ditë më parë në Tiranë, e thirrur nga Partia Demokratike, ku u shënuan dhe përplasje me policinë. *Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi protestën si një akt të papranueshëm dhune, duke e krahasuar me praktika të errëta të së kaluarës europiane dhe duke akuzuar organizatorët për përdorim sistematik të dhunës. *Policia e Tiranës ka dalë në njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet e bëra dje në protestën e opozitës. *Sipas bluve të kryeqytetit, janë arrestuar 18 protestues, 17 janë proceduar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë. *Sali Berisha deklaroi sot se protesta e PD-së e djeshme nuk la asnjë efektiv policie të lënduar, duke u mbështetur në informacionet nga qendrat spitalore të Tiranës ku nuk ka paraqitur asnjë punonjës policie. *Kreu demokrat paralajmëroi protesta të tjera kombëtare pa dhënë data konkrete, duke e cilësuar aksionin opozitar si “kilometrin e fundit” për ndërgjegjen kombëtare.

3 Postime
2 ORE ME PARE

'Jemi në kilometrin e fundit', Berisha për efektivët: Asnjë polic nuk u plagos! U vetëlënduan nga gazi lotsjellës i tyre!

Pas përfundimit të protestës së PD-së: 18 të
Sali Berisha në konferencë për shtyp

Sali Berisha deklaroi sot se protesta e PD-së e djeshme nuk la asnjë efektiv policie të lënduar, duke u mbështetur në informacionet nga qendrat spitalore të Tiranës ku nuk ka paraqitur asnjë punonjës policie.

Ai theksoi se problemet e policëve erdhën vetëm nga gazi lotsjellës i hedhur ndaj protestuesve, të cilët sipas tij ia kthyen mbrapsht.

“Nuk ka pasur asnjë të plagosur. Ne morëm kontakt me qendrat spitalore dhe nuk rezulton të jetë paraqitur asnjë efektiv policie. U lënduan vetë nga gazi që hodhën drejt protestuesve. I përgëzoj ata që e kapën gazin dhe ua hodhën pas,” tha Berisha.

Kreu demokrat paralajmëroi protesta të tjera kombëtare pa dhënë data konkrete, duke e cilësuar aksionin opozitar si “kilometrin e fundit” për ndërgjegjen kombëtare. “Padyshim që do të ketë protesta dhe vetëm protesta. Kjo nuk është për një person apo parti, por për të gjithë qytetarët,” u shpreh ai.

Berisha: Nuk ka pasur asnjë të plagosur. Ne morëm kontakt me qendrat spitalore në Tiranë dhe nuk rezulton të jetë paraqitur asnjë efektiv policie. U lënduan vetë, sepse u dëmtuan nga gazi që hodhën drejt protestuesve. I përgëzoj ata protestues që e kapën gazin dhe ua hodhën pas. Padyshim që do të ketë protesta dhe vetëm protesta. Jemi në kilometrin e fundit. Kam një thirrje për çdo qytetar: kjo nuk është protestë për një person apo për një parti, por për ndërgjegjen kombëtare, ndaj të bashkohemi./Versus.al

5 ORE ME PARE

EMRAT/ Protesta e dhunshme e opozitës, policia: 18 të arrestuar dhe 11 efektivë të plagosur! Nën hetim Bardhi, Boçi, Minarolli

Pas përfundimit të protestës së PD-së: 18 të

Policia e Tiranës ka dalë në njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet e bëra dje në protestën e opozitës.

Sipas bluve të kryeqytetit, janë arrestuar 18 protestues, 17 janë proceduar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë.

Mes personave të vënë nën hetim janë edhe 3 deputetët demokratë Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi, të cilët pas protestës mësynë Komisariatin nrumër 1 në Tiranë, ku u përplasën me blutë duke kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar.

3 ligjvënësit, së bashku me sekretarin organizativ të Partisë Demokratike akuzohen  për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. 

Të arrestuarit janë Ardian Lici, Anduel Lleshi, Alan Lika, Anastas Mema, Tomas Koja, Ergi Shkurta, Sali Saraci, Ervis Mirashi, Adrian Toli, Rei Hasko, Bledi Spaho, Eldison Huli, Alket Toska, Leonid Xhebexhiu, Besnik Bali, Elton Hoti, Roni Bizhoti dhe Hamza Cani.

11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 37 shtetas.

Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 17 dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie.

Më datë 24.01.2026, rreth orës 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç;
-nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit L. B, K. B dhe G. B, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

6 ORE ME PARE

Protesta kombëtare e PD-së, Rama: Parti që ka në program shkatërrimin e pronës

Pas përfundimit të protestës së PD-së: 18 të
Pamje nga protesta të publikuara nga kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm pas protestës të mbajtur një ditë më parë në Tiranë, e thirrur nga Partia Demokratike, ku u shënuan dhe përplasje me policinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi protestën si një akt të papranueshëm dhune, duke e krahasuar me praktika të errëta të së kaluarës europiane dhe duke akuzuar organizatorët për përdorim sistematik të dhunës.

Kreu i qeverisë theksoi se, ndryshe nga grupimet e ndryshme protestuese që shfaqen në vende të ndryshme të Europës, vetëm një parti parlamentare sipas tij  e ka dhunën pjesë të pandarë të aktivitetit të saj politik që nga lindja.

Rama foli për mobilizim të personave të maskuar, përdorim molotovësh dhe sulme ndaj institucioneve shtetërore, duke e cilësuar situatën si një “jashtëderdhje në rrugë e një plaku të lajthitur”.

Në fund të reagimit, kryeministri u shprehu solidaritet dhe urime për shërim të shpejtë punonjësve të policisë që mbetën të plagosur gjatë protestës, duke e quajtur turmën përgjegjëse “lukuni të verbër”.

Postimi i kryeministrit Rama:

Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona… Po qysh nga koha e partive famëkëqia të 100 vjetëve më parë në Gjermani e Itali, ka vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat! Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon… Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm! Të shkuara punonjësve të policisë që u plagosën e lënduan nga kjo lukuni e verbër.Versus.al

Poll