
Ish-gjyqtari Albano Çepele është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, duke lënë pas familjen, miqtë dhe kolegët e tij, si dhe një karrierë në sistemin e drejtësisë e cila iu “trondit” nga procesi i Vettingut.
Çepele nuk arriti që të triumfonte në betejën e ashpër me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë përgjithmonë dy ditë më parë.
Albano Çepele u diplomua në vitin 1997 dhe një vit më pas nisi karrierën si gjyqtar në Gjykatën e Tropojës, ku shërbeu deri në vitin 2003. Më pas ai u transferua në Gjykatën e Shkodrës, ku për gati dy dekada ushtroi funksionin e gjyqtarit, deri në shkëputjen nga sistemi i drejtësisë në vitin 2023.
Në vitin 2020, Çepele u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për çështje që lidhen me pasurinë, vendim që u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2023. Procesi i Vettingut ndaj tij u shoqërua me debate, pasi vetë gjyqtari dhe mbrojtja ligjore kishin argumentuar se ai vuante prej vitesh nga probleme serioze shëndetësore, përfshirë sëmundje të rënda kronike, të cilat kishin ndikuar edhe në jetën e tij profesionale.
Lajmi për humbjen e tij, ka sjellë një sërë reagimesh në rrjetet sociale. Mes tyre ka qenë edhe ish-sekretarja e tij, aktualisht avokate, Sabina Mete e cila e ka përshkruar gjyqtarin si një njeri të drejtë dhe human, përtej funksionit që mbante.
Ajo gjithashtu është ndalur edhe te mënyra se si u trajtua gjyqtari gjatë procesit të Vettingut, duke theksuar se u largua padrejtësisht nga sistemi dhe se familja e tij u vu përballë vështirësive të mëdha ekonomike dhe shëndetësore.
"Ndjej një keaqardhje për mikun, kolegun tim. Të qoftë dheu i lehtë o njeri i mirë. Qofsh i parajsës. Shpirti yt pushoftë në paqe...jam e sigurt se tashmë je në një botë më të mirë se kjo që le pas. Ku vend, këta njerëz nuk të merituan. Qofsh mirë me Zotin Albano”, shkruan ajo ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Sapo u vura ne dijeni te nje lajmi te hidhur. Albano Çepele, paska nderruar jete. Per ato qe nuk e njihnin, Albanoja ka punuar si gjyqtar ne Shkoder. Ka qene nje njeri i drejte, i ndershem, korrekt dhe i pakorruptuar, kete e them me bindje te plote pasi kam qene sekretarja e tij.
Albanoja para se te ishte gjyqtar, ishte human, respektonte cdo qenie njerzore,duke filluar nga koleget, gjyqtaret, prokuroret, avokatet, sekretaret,sanitaret dhe palet ndergjyqese. Karakterizohej nga qetesia dhe butesia, zemergjeresia dhe humanizmi, por fatkeqesisht u largua padrejtesisht nga sistemi vetingut, pasi nuk justifikonte pasurine e tij, vetem nje shtepi...
Familja tij shiti shtepine ne Fier dhe bleu nje ne Tirane shume e shume vite me pare, por sipas komisionit te vetingut, ai nuk meritonte te kishte as shtepi( pavaresisht se kishte punuar shume kohe me pare emigrant), madje as familja tij nuk meritonte te kishte shtepi.
Albanoja nuk kishte as lek per ilace te cilat i merrnin te gjithe rrogen, persa kohe ishte i punesuar. Kur e larguan nga sistemi, nuk kishte as mundesi per trajtim shendetesor..
Ndiej nje keqardhje per mikun, kolegun tim. Te qofte dheu i lehte o njeri i mire. Qofsh i parajses. Shpirti yt pushofte ne paqe... jam e sigurte se tashme je ne nje Bote me te mire se kjo qe le pas. Ky vend, keto njerez nuk te merituan... Qofsh mire me Zotin Albano.
Me fal nqs nuk mora vesht me pare qe paske qene semure rende, nuk piva nje kafe me ty dhe nuk kisha dijeni per largimin tend nga jeta, pasi sapo e mora vesht. Ma bej hallall... Pushofsh ne paqe o njeri i ndershem,i urte dhe i mire.

