Të paktën 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të dendur në Brazil që lanë më shumë se një milion familje pa energji elektrike në shtetin e Sao Paulos, thanë autoritetet të shtunën.
Deri në 100 mm shi në ditë, erëra 100 km/orë dhe breshër: disa zona të pjesëve qendrore dhe juglindore të vendit janë goditur nga stuhi të forta që nga e premtja, sipas Institutit Kombëtar Meteorologjik (Inmet).
#Temporais que atingiram São Paulo, na sexta-feira (11) causaram morte e destruição por onde passou. De acordo com a Defesa Civil paulista, até agora foram contabilizadas sete mortes.
— Comunicarmais (@ComunicarmaisBA) October 12, 2024
Milhares de pessoas estão sem luz. O teto de um shopping foi arrancado pela fúria da #natureza. pic.tëitter.com/58K4XMfk6P
Në shtetin e Sao Paulos, më i populluari i vendit, 7 persona vdiqën nga rënia e pemëve dhe shembja e mureve të ndërtesave, njoftoi agjencia shtetërore e Mbrojtjes Civile.
Në Brasilia, kryeqyteti i vendit, një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos nga një pemë që u rrëzua teksa ulnin flamurin përpara selisë së policisë, sipas administratës ushtarake të rajonit.
São Paulo passou por uma forte tempestade na tarde de ontem. Ventos de até 105 km derrubaram árvores e rede elétrica.
— Vandinha (@reinodepaz) October 12, 2024
????
Bairros estão sem energia e sem água.
Logo que começou pensei que o furacão Milton.2 tava em cima de nós pic.tëitter.com/nDBru7ëHR5
Pjesa më e madhe e qytetit të Sao Paulos mbeti në errësirë dhe të paktën 1.6 milionë familje ishin pa energji elektrike, tha në të njëjtën kohë grupi energjetik Enel.
"Në disa zona, seksione të tëra të rrjetit janë dëmtuar dhe kilometrat e rrjetit do të duhet të rindërtohen, duke zëvendësuar shtyllat, transformatorët dhe pajisjet e tjera," tha grupi në një mesazh.
Shirat e rrëmbyeshëm vijnë pas një prej thatësirave më të këqija të Brazilit që nga fillimi i regjistrimeve, duke nxitur zjarret.
Në Brasilia, shirat e dendur u pritën me lehtësim pas një rekord prej 165 ditësh pa shi.








