BOTA /

VIDEO e pazakontë/ Iu mbarojnë granatat, ushtarët ukrainas, hedhin kosheren me bletë në tunelin ku fshiheshin rusët

Një video e pazakontë e përhapur në rrjetet sociale, tregon dy ushtarë ukrainas teksa hedhin brenda një tuneli, ku besohet se ndodhen rusët, atë që duket të jetë një koshere bletësh.

Shkruar nga Versus

VIDEO e pazakontë/ Iu mbarojnë granatat, ushtarët ukrainas,

Ushtria e Ukrainës po përballet me mungesa të pajisjeve dhe municioneve luftarake për të luftuar rusët, kjo mesa duket po shfaqet edhe në fushëbetejë.

Disa drejtues të lartë të ushtrisë ukrainase janë shprehur se vendi i tyre nuk ka mungesë trupash, siç raportohet shpesh në Perëndim, por në fakt ka mungesë të mjeteve ushtarake që të operohen nga këto trupa.

Një video e pazakontë e përhapur në rrjetet sociale, tregon dy ushtarë ukrainas teksa hedhin brenda një tuneli, ku besohet se ndodhen rusët, atë që duket të jetë një koshere bletësh.

Sipas raportimeve, në këtë përplasje, ushtarët ukrainas mbetën pa granata dore, duke u detyruar të përdorin bletët në avantazhin e tyre.

 

Poll