BOTA /

VIDEO/ Forcat amerikane marrin bazat e braktisura nga rusët në Siri

Rivendosja e forcave në një zonë të gjerë të vendit pas rënies së regjimit të Asadit - rusët mbajnë dy bazat e tyre kryesore në vend

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Forcat amerikane marrin bazat e braktisura nga rusët në Siri

Rënia e shpejtë e rregjimit të Bashar al-Assad në Siri ka bërë që brenda pak ditësh të riorganizohen dhe forcat e huaja që vepronin në territorin e vendit kontrollin e të cilave presidenti sirian e kishte humbur me kohë.

Ndërsa Rusia ka filluar të tërhiqet nga pozicionet që mbante në pjesën veriore të territorit sirian , forcat amerikane kanë filluar të zënë vendin e saj - edhe pse jo në të gjitha zonat.

Video nga Ain al-Arab (i njohur më mirë me emrin e tij kurd Kobani ) në Sirinë veriore tregon një  automjete të blinduara amerikane dhe SUV-ve ushtarake amerikane që hyjnë në një bazë të mbajtur më parë nga rusët.

Informacionet tregojnë se amerikanët kanë marrë nën kontroll edhe dy baza të tjera që kishin forcat ruse, në Sarin dhe Ain Isa

Pak metra larg ndodhen edhe forcat e HTS, rebelët që “përmbysën” Asadin, të cilët mund të lëvizin për të pushtuar edhe këtë enklavë.

Siç i thanë Reuters katër zyrtarë sirianë, Rusia po tërheq personelin e saj ushtarak nga vija e frontit në veri të Sirisë, si dhe nga pozicionet në malet alavite (më afër bregut të Mesdheut), por nuk po braktis dy bazat e saj kryesore në vend.

Moska është e vendosur të mbajë bazën ajrore Khmeimim në Latakia dhe bazën detare në Tartus.

Ushtarët rusë janë ende të stacionuar në bazë dhe është vendosur një ombrellë e plotë kundërajrore, e cila herët a vonë do të duhet të kthehet në Rusi./Versus.al

Poll