BOTA /

VIDEO / Kandidati për President qëll*het tre herë gjatë një mitingu elektoral

Policia lokale reagoi shpejt dhe arrestoi një të dyshuar në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohen motivet dhe rrethanat që çuan në sulmin ndaj kandidatit. Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të bashkohet në lutje për shëndetin dhe jetën e bashkëshortit të saj. “Miguel po lufton aktualisht për jetën e tij në spital,” tha ajo në një deklaratë emocionuese.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Kandidati për President qëll*het tre herë gjatë

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin kolumbian, Bogota, gjatë një mitingu politik, ku kandidati për president, Miguel Uribe Turbay, 39 vjeç, u qëllua tri herë me armë zjarri.

Sipas raporteve nga mediat lokale, Uribe u godit me dy plumba në kokë, ndërsa po fliste para një grupi njerëzish në një park publik të shtunën. Ngjarja ndodhi në mes të tubimit, duke shkaktuar panik dhe reagime të menjëhershme nga forcat e sigurisë.

VIDEO / Kandidati për President qëll*het tre herë gjatë

Policia lokale reagoi shpejt dhe arrestoi një të dyshuar në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohen motivet dhe rrethanat që çuan në sulmin ndaj kandidatit.

Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të bashkohet në lutje për shëndetin dhe jetën e bashkëshortit të saj. “Miguel po lufton aktualisht për jetën e tij në spital,” tha ajo në një deklaratë emocionuese.

Partia Centro Democratico, ku kandidon Uribe, dënoi fuqishëm sulmin, duke e cilësuar atë si një kërcënim serioz për demokracinë dhe lirinë në Kolumbi. “Ky akt i dhunës vë në rrezik themelet e shtetit tonë demokratik dhe lirinë e shprehjes,” deklaruan zyrtarët e partisë.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në skenën politike të Kolumbisë, ndërsa autoritetet kanë intensifikuar masat e sigurisë për kandidatët e tjerë politikë si dhe po përpiqen të zbardhin plotësisht ngjarjen.

Poll