BOTA /

VIDEO/ Kërcet grushti në parlamentin turk, një deputet përfundon në spital

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Kërcet grushti në parlamentin turk, një deputet

Turqi- Një përplasje e ashpër fizike ka shpërthyer në parlament teksa dy ministra të rinj po bënin betimin për të marrë detyrën zyrtarisht.

Tensionet nisën kur deputetët e CHP-së, zaptuan foltoren për të penguar betimin e Akin Gurlek, ministrit të Drejtësisë. Deputetët e AKP-së iu afruan podiumit dhe më pas situata shpërtheu në përplasje fizike mes palëve.

CHP kundërshtoi emërimin e Gürlek, duke ngritur dyshime mbi procedurën dhe statusin e tij si ish-kryeprokuror. Nënkryetari i Kuvendit, Bekir Bozdag, u detyrua të pezullojë seancën për shkak të kaosit.

Gjatë incidentit, deputeti i CHP-së Mahmut Tanal u lëndua në hundë dhe u dërgua në Spitalin e Parlamentit. CHP kundërshtoi emërimin e Gurlek, duke ngritur dyshime mbi procedurën dhe statusin e tij si ish-kryeprokuror. Versus.al

Tags:

turqi

Poll