BOTA /

VIDEO / Lideri i Hamasit kalon tunelin me gruan e 3 fëmijët, merr me vete dhe 25 kg...

Lideri i ri i Hamas dyshohet se shoqërohej dhe nga 20 pengje izraelite, si masë për tu ruajtur nga ndonjë sulm i mundshëm

Shkruar nga Versus

VIDEO / Lideri i Hamasit kalon tunelin me gruan e 3 fëmijët, merr me

Gjatë viteve të fundit, Izraeli ka eliminuar një nga një lidershipin e Hamasit – me kreun e këtij grupi të armatosur të “mundur” dje.

Por kryesori prej tyre – mbetet në arrati, ai është “truri” i sulmit të 7 tetorit  – Yahya Sinwar.

VIDEO / Lideri i Hamasit kalon tunelin me gruan e 3 fëmijët, merr me

Kreu i këtij grupi vazhdon të fshihet pas një viti luftë të ashpër – e një video e publikuar së fundmi shfaqet në një tunel ku po mbaheshin pengjet.

Fotografia bardhezi, e zbuluar nga trupat e IDF-së gjatë një bastisjeje, shfaq burrin që besohet të jetë Sinwar duke kaluar nëpër tunel së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tyre – dhe ajo çfarë bie në sy është një valixhe e madhe që e mbante në dorë.

“Në atë valixhe kishte rreth24 kilogramë dinamit. Rreth tij gjendeshin të paktën 20 pengje”, ka thënë Kobi Michael, ish-eprori i Shin Bet që kishte marrë në pyetje Sinwarin.

“Kemi pasur disa raste ta vrasim, por nëse e bëjmë, ai do të vret të gjithë pengjet rreth tij”, shtoi Michael. 

VIDEO / Lideri i Hamasit kalon tunelin me gruan e 3 fëmijët, merr me

Sinwar nuk është penduar për sulmet e 7 tetorit, kanë thënë njerëzit në kontakt me të, pavarësisht se ka lëshuar një pushtim izraelit që ka vrarë dhjetëra mijëra palestinezë, ka shkatërruar atdheun e tij dhe ka shkaktuar shkatërrime mbi aleatin Hezbollah.

Rreth 97 pengje që u rrëmbyen më 7 tetor 2023, besohet se janë ende në Gaza një vit më pas. Nuk dihet se sa kanë vdekur në robëri.

Në një vit ndëshkimi për sulmin terrorist ndërkufitar nga Hamasi, bombardimet e pamëshirshme të Izraelit në Gaza kanë rezultuar në vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite tha se ka goditur më shumë se 40.000 objektiva, ka gjetur 4.700 boshte tunelesh dhe ka shkatërruar 1.000 vende raketahedhëse gjatë bombardimeve të saj njëvjeçare në Rripin e Gazes. 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: