
Ushtria izraelite ka publikuar pamjet të filmuara nga droni të cilat tregojnë momentet e fundit të jetës të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Ky i fundit shihet teksa e ka të mbuluar fytyrën dhe i plagosur është ulur në një divan të apartamentit të rrënuar në Gaza me muret e shpërthyera nga bombardimet.
Me krahun e tij të djathtë që duket i plagosur rëndë, video tregon Sinwar duke hedhur një shkop në drejtim të dronit që po afrohej, shkruan The Guardian.
Mendohej se ishte vetëm një ushtar por pas identifikimit të trupit të tij, u provua se ishte vetë lideri i Hamasit ai që kishte mbetur i vdekur. Sinwar kishte veshur një jelek antiplumb dhe gjithashtu iu gjetën granata. Duke e parë në gjendje të plagosur, snajperisi izraelit, një 20 vjeçar, mori urdhër nga komandanti i tij dhe e ekzekutoi me plumb në kokë Yahya Sinwar-in. Më pas trupi i pajetë u mor nga ushtria izraelite që bëri analizat e AND për të përcaktuar se personi i vrarë ishte Sinwar. Testi e konfirmoi dyshimin për vrasjen e “trurit” të organizimit të sulmeve vdekjeprurëse më 7 tetor të vitit të kaluar ku vdiqën më shumë se 1200 izraelitë. Versus.al








