BOTA /

VIDEO/ Momenti kur gjenerali rus dhe ndihmësi i tij vriten nga shpërthimi i skuterit elektrik

Shërbimi Sekret i Kievit merr përgjegjësinë për shpërthimin që vrau komandantin e forcave të mbrojtjes bërthamore të Rusisë

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Momenti kur gjenerali rus dhe ndihmësi i tij vriten nga
Gjenerali rus Igor Kirillov dhe pamje nga shpërthimi

Janë publikuar pamjet të reja nga vrasja e gjeneralit rus Igor Kirillov dhe ndihmësit të tij në Rusi.

Videoja është kapur nga kamerat e zonës ku Kirillov shihet duke dal me ndihmësin e tj nga hyrja e një pallati në orët e para të mëngjesit të së martës (12 dhjetor), para se skuteri elektrik ku ishte vendosur 200 gram tritol të shpërthente.

I vetmi i mbijetuar nga ky atenat është shoferi i gjeneralit rus i cili ka pësuar vetëm disa lëndime nga shpërthimi.

Sipas një burimi të shërbimit ukrainas i cili ka folur për Reuters atentati ndaj Kirillov është kryer nga Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU).

Agjencia e lajmeve nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimin, por burimi tha se Kievi e konsideron Kirillovin një kriminel lufte , duke e akuzuar atë për urdhërimin e përdorimit të armëve kimike të ndaluara kundër forcave ukrainase në luftë.

Kirillov u vra nga  një bombë e fshehur në një skuter elektrik në Moskë , siç njoftoi Komiteti Hetimor Rus.

Kirillov , drejtonte  Forcat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë./Versus.al

Momenti i shpërthimit:

 

 

Poll