
Pamjet e kamerave të sigurisë kapin momentin kur një person i armatosur futet me forcë në pritjen e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe Donald Trump.
Pamjet thuhet se u postuan në platformën Truth Social dhe presidenti u largua menjëherë nga vendi i takimit së bashku me zyrtarë të tjerë qeveritarë , mes kaosit dhe panikut.
Imazhet tregojnë një burrë që kalon me shpejtësi portën e detektorit të metaleve në hyrje të sallës, me anëtarët e sigurisë që reagojnë duke nxjerrë armët e tyre.
Në të njëjtën kohë, agjentët e sigurisë hyjnë në zonë dhe e largojnë Trumpin në një vend të sigurt, ndërsa ngjarja ndërpritet papritur. Burra të tjerë të sigurisë shihen duke mbuluar zonën, duke treguar në drejtime të ndryshme ndërsa përpiqen të kontrollojnë situatën.
Sipas të njëjtave informacione, autori i krimit u arrestua, ndërsa më parë dyshohet se kishte qëlluar një anëtar të sigurisë. Forca të forta policie nxituan në vendngjarje, me zonën të bllokuar dhe helikopterë që fluturonin mbi qendrën e kryeqytetit.
Përmes platformës së tij, Donald Trump thuhet se përgëzoi shërbimet e sigurisë për reagimin e tyre të menjëhershëm.
Darka organizohet çdo vit nga Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke mbledhur së bashku politikanë, gazetarë dhe figura publike.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

