Maqedoni e Veriut- Janë publikuar pamjet e vendit ku ndodhi sulmi me armë zjarri ndaj Zekirja Shahinit, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Në video shihet momenti kur autori i maskuar thjesht ka dalë në rrugë para rrugës ku po qarkullonte Shahini dhe ka hapur zjarr duke e lënë të plagosur këtë të fundit. Shahini aktualisht po merr mjekim në spitalin e Kumanovës.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar BDI bëri me dije se persona të maskuar i kishin ngritur pritë kandidatit shqiptar. Shahini mori tre plagë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Versus.al







