Gjatë fjalës së tij në samitin e Egjiptit ku u firmos marrëveshja e Gazës, presidenti i SHBA; Donald Trump nuk i kurseu komplimentet për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni duke e quajtur këtë të fundit ‘’një grua e re dhe e bukur’’. Trump tha se nëse do të përdorte këto fjalë në SHBA, do të ishte fundi i karrierës së tij politike.
‘’Një grua e re.. nuk më lejohet ta them sepse zakonisht është fundi i karrierës tënde politike, por do ta them, ajo është një grua e re dhe e bukur. Nëse e përdor fjalën e bukur për një grua në SHBA, është fundi i karrierës tënde politike. Por do e marrë përsipër këtë rrezik. Ku është ajo? Ja ku është. Nuk e ke problem të të quaj ‘e bukur’? Sepse kështu je, faleminderit që erdhe këtu’’- tha Trump ndërsa theksoi se prania e Melonit ishte e rëndësishme për shkak të influencës që ka Italia. Versus.al







