
Turqi- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është bërë viral me veprimin e kryer së fundmi prej tij ku ka goditur me shuplakë një djalë të vogël i cili nuk i puthi dorën.
Gjatë një ceremonie për shtëpitë e rindërtuara të cilat ishin shembur nga tërmeti, në provincën veriore të Rizës, Erdogan u dorëzoi çelësat pronarëve të shtëpive. Dy fëmijë të një familje dolën në skenë para prindërve të tyre dhe shkuan të takonin Erdoganin. Ky i fundit ua zgjati dorën fëmijëve për t’ia puthur.
Djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe vetëm ia nguli sytë presidentit, i cili e goditi me shuplakë. Fëmija pasi u shpjegua ia puthi dorën Erdoganit. Më pas presidenti turk i dha para atij dhe vëllait të tij.
Shtrëngimi i dorës me të moshuarit është një zakon tradicional në Turqi dhe shpreh respekt për fytyrën e të moshuarit. Versus.al








