BOTA /

VIDEO/ Panik në New York, shpërthim i fuqishëm pranë Wall Street, makina shkrumbohet nga flakët

Sipas informacioneve të para, një automjet i Metropolitan Transportation Authority (MTA) u përfshi nga flakët rreth orës 18:00, duke shkaktuar një shpërthim të madh dhe frikë tek qytetarët e mbledhur në zonë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Panik në New York, shpërthim i fuqishëm pranë Wall

Një shpërthim i fuqishëm shkaktoi panik të madh mbrëmjen e së martës në zonën e Wall Street, pranë statujës së famshme të “Charging Bull”.

Sipas informacioneve të para, një automjet i Metropolitan Transportation Authority (MTA) u përfshi nga flakët rreth orës 18:00, duke shkaktuar një shpërthim të madh dhe frikë tek qytetarët e mbledhur në zonë.

Zjarrfikësit punuan për orë të tëra për të shuar flakët, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e incidentit. Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima, por paniku dhe shqetësimi ishin të dukshëm tek kalimtarët dhe punonjësit e zonës financiare.

Autoritetet kanë izoluar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të siguruar zonën dhe për të identifikuar çdo rrezik të mundshëm.

Poll