BOTA /

VIDEO/ Plagosi ish-presidentin Trump dhe vrau një person, momenti kur neutralizohet autori në SHBA

Pozicionimi i trupit të 20 vjeçarit korrespondon me drejtimin nga erdhën të shtënat kundrejt Donald Trump.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Plagosi ish-presidentin Trump dhe vrau një person, momenti kur
Forcat e sigurisë qëllojnë autorin

Ky është momenti kur 20 vjeçari Matheu Crooks është filmuar teksa qëndron i palëvizur pasi u neutralizua në momentin që qëlloi drejt ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë një fjalimi që ky i fundit po mbante në Pensilvani në kuadër të fushatës elektorale.

Autori shihet në tarracën e një ndërtese dhe pozicionimi i trupit të tij korrespondon me drejtimin nga erdhën të shtënat me armë zjarri që lanë të plagosur në vesh Donald Trumpin si dhe vranë një person pjesëmarrës në tubimin elektoral.

Po ashtu dy persona të tjerë pjesëmarrës në tubim, mbetën të plagosur. Më pas forcat e sigurisë qëlluan drejt atentatorit duke e lënë të vdekur në vend. Versus.al

Poll