BOTA /

VIDEO/ Polonia vendos për të ardhmen, shtetas polakë votojnë edhe nga Tirana

Disa qindra shtetas polakë që janë me punë apo pushime në Shqipëri prej orëve të para të paradites po votojnë në ambasadën e Republikës së Polonisë në Tiranë. Qendra e votimit është hapur në orën 7 të mëngjesit dhe pritet që të mbyllet në orën 21.00. 

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Polonia vendos për të ardhmen, shtetas polakë votojnë

Qytetarët me të drejtë vote po votojnë sot për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, ku ka një garë të fortë mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit të krahut të djathtë, Karol Nawrocki, ndërsa rezultati shihet si vendimtar për të ardhmen e Polonisë në BE.

Disa qindra shtetas polakë që janë me punë apo pushime në Shqipëri prej orëve të para të paradites po votojnë në ambasadën e Republikës së Polonisë në Tiranë.

Siç shihet  në video votuesit presin jashtë apo në brendësi të selisë diplomatike. Qendra e votimit është hapur në orën 7 të mëngjesit dhe pritet që të mbyllet në orën 21.00. 

Në një sondazh të opinionit publik të kryer nga instituti IBRIS, kandidati liberal-konservator, pro-evropian Rafal Trzaskowski mori 45.7% të votave, ndërsa rivali i tij nacional-konservator, euroskeptik Karol Nawrocki mori 44.9%. Sipas të njëjtit sondazh, 7.8%  e të anketuarve ishin të pavendosur.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 18 maj, Trzaskowski mori 31.36% të votave, ndërsa Nawrocki mori 29.54%– epërsia e Trzaskoëski ishte dukshëm më e vogël se sa pritej./ Versus.al

Poll