BOTA /

VIDEO/ Protestuesit nisin festën në Bangladesh pas arratisjes së kryeministres, vunë ultimatum shpërndarjen e Parlamentit

Protestuesit në Bangladesh sulmuan rezidencën zyrtare të kryeministres që e detyroi atë të arratisej nga vendi me helikopter, duke iu lënë vend protestuesve të festonin largimin e saj

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Protestuesit nisin festën në Bangladesh pas arratisjes së
Pamje nga protesta në Bangladesh

Presidenti i Bangladeshit shpërndau parlamentin këtë të martë, duke i hapur rrugën formimit të një qeverie të përkohshme, një ditë pasi kryeministrja Sheikh Hasina dha dorëheqjen dhe u arratis nga vendi pas një shtypjeje të dhunshme ndaj një kryengritjeje të udhëhequr nga studentët.

Protestuesit në Bangladesh sulmuan rezidencën zyrtare të kryeministres që e detyroi atë të arratisej nga vendi me helikopter, duke iu lënë vend protestuesve të festonin largimin e saj (VIDEO).

Sakaq, u takuan drejtues studentë, politikanë, anëtarë të shoqërisë civile, presidenti dhe shefi i ushtrisë të cilët në fund vendosën të shpërndajnë Parlamentin.

Kjo pas presionit të studentëve, të cilët dhanë ultimatum në orën 09:00, që Parlamenti të shpërndahej ose do të nisnin protestat masive sërish.

Njëkohësisht, kanë urdhëruar lirimin e ish-kryeministres dhe kreut të opozitës, Khaleda Zia, e cila ka qenë në arrest shtëpie.

Ajo u dënua në vitin 2018 dhe u dënua me 17 vjet burg për akuzat për korrupsion.

Ndërkohë udhëheqësit e studentëve në Bangladesh thonë se duan Muhamed Yunus si këshilltarin kryesor të qeverisë së përkohshme dhe një zëdhënës i Yunus tha se ai ka rënë dakord me kërkesën e tyre.

/ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: