BOTA /

VIDEO/ Pse rrjeti shpërtheu në zemërimi ndaj gruas së liderit të vrarë të Hamasit?!

Një fushë e gjerë debati është hapur për mënyrën se si jetojnë figurat e larta të Hamasit.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Pse rrjeti shpërtheu në zemërimi ndaj gruas së
Gruaja e liderit të Hamasit, Samar Muhammad Abu Zamar

Polemikat kanë shpërthyer në rrjete sociale ndërsa pamjet zbulojnë gruan e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, duke mbajtur një çantë luksoze Hermès Birkin, duke ngritur pikëpyetje rreth stilit të jetesës së udhëheqësve të Gazës gjatë konfliktit në vazhdim.

Pamjet, e zbuluara nga Forcat e Mbrotjes të Izraelit, (IDF,) tregojnë Sinwar dhe familjen e tij, më 6 tetor 2023, disa orë para se Hamasi të sulmonte Izraelin duke mbajtur furnizime të shumta, ku përfshiheshin ushqime, ujë dhe një televizor, ndërsa ata po zhvendoseshin në një kompleks nëntokësor në Khan Yunis, duke u përgatitur për një qëndrim të gjatë.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite Avichay Adraee shprehu habinë e tij në platformën X (ish Tëitter) për zgjedhjen e bashkëshortes së Sinwar, për të mbajtur një Birkin shumë të shtrenjtë në një tunel nëntokësor.

“Ndërsa banorët e Gazës nuk kanë para për ushqim, ne shohim dashurinë e Yahya Sinwar dhe gruas së tij për luks”, shkruan zyrtari ushtarak izraelit Avichay Adraee në mesazhin e tij, në arabisht.



Fakti është se pjesa më e madhe e popullsisë në rripin bregdetar të Gazës prej vitesh jeton në një gjendje varfërie ekstreme, ku paratë që qeveritë dhe organizatat e ndryshme të huaja mbështesin nuk arrijnë kurrë tek qytetarët.

Sinwar u martua më 21 nëntor 2011, një muaj pasi u lirua nga burgu si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e ushtarit të rrëmbyer Gilad Shalit në 2011, mes Izraelit dhe Hamasit. 

“Ndërsa isha në Tokën e Shenjtë (Arabinë Saudite) për pelegrinazhin vjetor islam në Mekë, në Haxh, katër motrat e mia arritën të më gjenin nuse” është shprehur ai për martesën e tij.

Vdekja e Sinwar shënon një goditje të rëndësishme për Hamasin, por grupi është zotuar të vazhdojë luftën kundër Izraelit. Khalil al-Hayya, nënkryetari i byrosë politike të Hamasit me bazë në Katar, tha në një deklaratë se Izraelit do të pendohej për vrasjen e Sinwar, duke shtuar se "martirizimi" i tij vetëm do të forconte vendosmërinë e grupit./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: