Dy raketa izraelite goditën Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës në agim, duke shkatërruar departamentin e urgjencës dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa të tjera.
Stafi infermieror i largoi me nxitim pacientët pas një telefonate paralajmëruese nga dikush që pretendonte se ishte anëtar i forcave izraelite të sigurisë, pak para sulmit.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima, ndërsa Forcat e Armatosura izraelite (IDF) nuk kanë komentuar mbi sulmin.
The Israeli occupation bombed the Al-Ahli Baptist Hospital, destroying the emergency department and the reception area, leaving wounded patients lying in the streets after the evacuation. More threats on the hospital have been issued. The hospital was the last to remain… pic.twitter.com/8nw9cDXY9q
— Eye on Palestine (@EyeonPalestine) April 13, 2025
Në mediat sociale qarkulluan imazhe ku tregojnë njerëz që transportohen me barela nëpër rrugë. Dhjetra palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u panë gjithashtu duke ikur nga një oborr brenda spitalit ku ata kishin kërkuar strehim.
Al-Ahli - një strukturë e vogël mjekësore para luftës - është tani i vetmi spital që ende funksionon në qytetin e Gazës pas shkatërrimit të kompleksit mjekësor Al-Shifa dhe spitaleve në pjesën veriore të Rripit.
Në deklaratën e saj, zyra e mediave qeveritare e drejtuar nga Hamasi dënoi sulmin duke e cilësuar një krim të tmerrshëm nga Izraeli.
Ushtria izraelite nisi një fushatë për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë ndërkufitar më 7 tetor 2023, ku rreth1200 izraelitë u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.
Më shumë se 50,933 njerëz janë vrarë në Gaza që prej asaj kohe, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.
Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
-
Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
-
Lëvizja Atdheu
-
Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
-
Partia Socialiste
-
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
-
Aleanca Kombëtare
-
Aleanca Demokracia e Re
-
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
-
Partia Mundësia (Agron Shehaj)
-
Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)







