BOTA /

VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, përmbytje të frikshme në Itali

Sipas departamentit të zjarrfikësve, rreth 350 operacione për të kufizuar dëmet dhe shpëtimin e njerëzve u kryen midis të enjtes dhe të premtes në rajonet e Ligurias, Toskanës dhe Emilia Romagnas, raporton agjencia e lajmeve AP.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, përmbytje të frikshme në

Reshjet e dendura te shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Italinë qendrore dhe veriore.

Zjarrfikësit italianë punuan gjatë natës të enjten për të shpëtuar njerëzit në rajonet e prekura.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, rreth 350 operacione për të kufizuar dëmet dhe shpëtimin e njerëzve u kryen midis të enjtes dhe të premtes në rajonet e Ligurias, Toskanës dhe Emilia Romagnas, raporton agjencia e lajmeve AP.

Në Liguria, një nga rajonet më të prekura, 100 ndërhyrje urgjente u kryen kryesisht në zonën e Genoas.

Shumë nga njerëzit e shpëtuar ishin bllokuar në automjetet e tyre ose në katet e poshtme të shtëpive për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Në provincën e Sienës në Toskanë, u kryen 60 shpëtime të lidhura me motin, ndërsa në provincën Livorno, në rajonin e Liguria, 30 persona u shpëtuan gjatë natës kur lumi Cornia doli nga shtrati.

Mbrojtja Civile lëshoi të enjten një nivel alarmi portokalli për ditët në vijim në pesë rajone në Italinë veriore dhe qendrore.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: