Një video e Donald Trump në momentin kur refuzon praninë e presidentit francez, Emanuel Macron në takimin me Zelenskyn, është bërë virale në rrjet.
Trump e ndalon Macronin të ulet me ta në bisedën që pati me Zelenskyn teksa ndodheshin në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan. “Nuk duhet të ishte këtu” shihet t’i thotë Trump Macronit i cili ka mbetur i habitur nga ky refuzim.
Takimi i improvizuar u zhvillua brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, por pak më parë, ata u panë me Sir Keir Starmer dhe Macronin e Francës.
Imazhet treguan presidentin francez duke përqafuar ukrainasin përpara se udhëheqësi amerikan ta tërhiqte mënjanë.
Sipas lexueses profesionale të buzëve, Nicola Hickling, ai i dha Macronit një paralajmërim veçanërisht të ftohtë. Ajo analizoi ndërveprimin për The Sun ndërsa vuri re se si Trump i shtriu duart të dyve. Versus.al








