
Scott Bessent është ndaluar për pak kohë nga personeli i sigurisë kineze në hyrje të Sallës së Madhe të Popullit në Pekin, gjatë vizitës zyrtare të Presidentit amerikan Donald Trump në Kinë.
Sipas raportimeve, Bessent mbërriti në ambientet zyrtare pa pasur të dukshme kartën e identifikimit të delegacionit amerikan, çka bëri që rojet e sigurisë ta ndalonin për verifikim përpara hyrjes në ndërtesë.
Situata u zgjidh brenda pak minutash, pasi ndihmësit e tij i dorëzuan kredencialet përkatëse dhe autoritetet kineze i lejuan hyrjen në ceremoni.
Incidenti ndodhi në një moment me rëndësi të lartë diplomatike, teksa delegacioni amerikan po zhvillon takime me zyrtarët kinezë mbi marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.
View this post on Instagram

