BOTA /

VIDEO/ SHBA, 2 pitbulla i sulmuan qenin, 50-vjeçarja tenton ta shpëtojë por e pëson keq. Humb jetën në spital

Gruaja tentoi të largonte qenin e saj me të cilin po shëtiste, kur fatkeqësisht u sulmua nga qentë e tjerë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ SHBA, 2 pitbulla i sulmuan qenin, 50-vjeçarja tenton ta

Një 50-vjeçare në Florida të SHBA-së, humbi jetën tragjikisht, teksa ndërhyu të shpëtojë qenin e saj që u sulmua nga 2 qen të rracës pitbull.

Bashkëshorti i 50-vjeçares amerikane tregoi se gruaja tentoi të largonte qenin e saj me të cilin po shëtiste, kur fatkeqësisht u sulmua nga qentë e tjerë.

Ai e gjeti gruan në gjendje shumë të rëndë, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, fatkeqësisht nuk ia doli. 50-vjeçarja u transportua me helikopter në spital, por ndërroi jetë më vonë nga plagët e marra. Versus.al

Poll