BOTA /

VIDEO/ Shërben si bazë për pushtetin, ushtria izraelite bombardon selinë e Gardës Revolucionare në Teheran

Të njëjtat burime raportojnë se disa ushtarë të Basij janë vrarë në sulme.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Shërben si bazë për pushtetin, ushtria izraelite bombardon
Pamje nga vendngjarja

''Sulmet e vazhdueshme izraelite ndaj Teheranit kanë goditur gjithashtu një ndërtesë qendrore që i përket Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit'', tha zëdhënësja e IDF-së (Forcat e Mbrotjes Izraelite), Gjeneral Brigade Effie Defrin, në një konferencë për shtyp.

Sipas IDF-së, sulmet goditën selinë e Basij në Teheran, e cila, thonë ata, "shërben si një nga bazat e pushtetit të Gardës dhe është përgjegjëse, ndër të tjera, për zbatimin e kodit islamik dhe raportimin e qytetarëve që e shkelin atë".

Të njëjtat burime raportojnë se disa ushtarë të Basij janë vrarë në sulme./Versus.al

 

Poll