Kroaci- Shteti ballkanik është përfshirë së fundmi nga një skandal ku protagonist është zëvendës kryeministri Josip Dabro i cili mban njëkohësisht edhe postin e ministrit të Bujqësisë.
Siç shihet edhe në videon e publikuar nga mediat kroate, Dabro teksa udhëton me makinë me miqtë të tij nën shoqërinë e një muzike të njohur, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër nga dritarja e mjetit.
“Vetëm për vëllain tim Mario”- shprehet ai në gjuhën kroate.
Dyshohet se të shtënat janë bërë pranë një zone të banuar, ndërsa policia ka nisur një hetim për rastin, të urdhëruar nga vetë qeveria. Videon mund ta shihni duke klikuar: Këtu! Versus.al








