BOTA /

Video tronditëse / "Për pak sekonda..." Si shpëtoi gomonia e mbipopulluar nga klandestinë nga mbytja

Sipas medias britanike Dailymail, dëshmitarët okularë thanë se vetëm pak sekonda e ndanin gomonën nga fundosja në korsinë e transportit të Kanalit të La Manshit.

Shkruar nga B.SH

Video tronditëse / "Për pak sekonda..." Si shpëtoi

Një video e bërë virale në rrjete sociale tregon momente tronditëse teksa një varkë e mbipopulluar me 60 emigrantë në bord gati po fundosej në Kanalin e La Manshit ditën e sotme (30 gusht).

Sipas medias britanike Dailymail, dëshmitarët okularë thanë se vetëm pak sekonda e ndanin gomonën nga fundosja në korsinë e transportit të Kanalit të La Manshit.

Gomonia po vëzhgohej nga Marina Francize teksa ajo po kalonte në ujërat e Britanisë së Madhe, por që nuk kreu asnjë lloj ndërhyrje për të parandaluar një tragjedi të re. 

Pjesa më e madhe ishin vajza të reja dhe nga kombësi të ndryshme, shkruan Dailymail.

Një peshkatar që ishte prezent në vendin e ngjarjes tha:

‘Nuk mund t'ju besoj syve. Ishte shqetësuese. Ata po rrezikonin për një jetë më të mirë. Nëse gomonia do të fundosje do të ishtë tragjedia më e madhe e ndodhur në Kanalin La Mansh. Marina Franceze ishte në distancë gjatë gjithë kohës, duke vëzhguar qartë se çfarë po ndodhte. Kur do të marrë fund kjo çmenduri?"

 

Poll