BOTA /

VIDEO/ Trump hipën mbi çatinë e Shtëpisë së Bardhë: Do vendos armë bërthamore

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Trump hipën mbi çatinë e Shtëpisë së

SHBA- Presidenti Donald Trump u shfaq papritur të martën në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka për instalimin e raketave bërthamore në një kohë tensionesh në rritje me Rusinë.

Trump i shoqëruar nga truproja dhe nën mbrojtjen e snajperëve, shëtiti për 20 minuta në çatinë e sheshtë mbi dhomën e shtypit, ndërsa shikonte drejt vendit të sallës së tij të re të propozuar për vallëzim.

I pyetur pse ishte në çati, ai u përgjigj se po "bënte vetëm një shëtitje të vogël".

Ndërsa teksa gazetarët vijuan ta pyesnin për atë që kishte ndërmend të ndërtonte, Trump bëri shaka duke thënë “raketa bërthamore”, ndërsa bënte gjestet për ta përshkruar një të tillë.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve kanë qenë të tensionuara këto ditë.  Trump javën e kaluar urdhëroi vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë në përgjigje të vërejtjeve që ai i konsideroi provokuese nga ish-presidenti rus Dmitri Medvedev.

Projekti prej 200 milionë dollarësh amerikanë

Me sallën e tij të planifikuar të vallëzimit dhe projekte të tjera, Trump është i vendosur të lërë një gjurmë në Shtëpinë e Bardhë, duke u frymëzuar nga stili luksoz i pronave të tij private.

Ai ka shtruar lëndinën e Kopshtit të famshëm të Trëndafilave dhe ka zbukuruar Zyrën Ovale me zbukurime të arta luksoze. Udhëheqësi 79-vjeçar njoftoi së fundmi planet për sallën e vallëzimit, në atë që po formësohet të jetë projekti më i rëndësishëm në 1600 Pennsylvania Avenue në më shumë se një shekull.

Trump është zotuar se ndoshta me një ndihmë nga donatorë privatë do të paguajë për të gjithë punën, e vlerësuar në 200 milionë dollarë amerikanë.

"Është thjesht një mënyrë tjetër për të shpenzuar paratë e mia për vendin", tha ai të martën. Versus.al

Poll