
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se kjo javë mund të ketë zhvillime pozitive për mbylljen e luftës në Ukrainë.
Lajmin e bëri të ditur gjatë një takimi të rëndësishëm me kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe zëvëndës presidentin amerikan, J.D. Vance, duke theksuar se të gjithë janë të angazhuar për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë.
“Do të doja të ngrija edhe temën e Ukrainës. Ajo që na bashkon është se duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe e di sa shumë jeni të angazhuar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe ju falënderoj për këtë”, tha von der Leyen, duke iu drejtuar JD Vance.
"Ajo që është sigurisht e rëndësishme tani është që të shtyjmë përpara që gjërat të ecin përpara dhe mendoj se java e ardhshme do të jetë vendimtare në këtë drejtim", shtoi ajo.







