BOTA /

Vranë vajzën 8-vjeçare / Tre familjarë, mes tyre nëna, dënohen me burgim të përjetshëm

Trupi i Narin Guranit, e zhdukur për 19 ditë, u gjet në shtator në një çantë në një lumë rreth një kilometër nga fshati ku ajo jetonte me familjen e saj në Turqi.

Shkruar nga Versus

Vranë vajzën 8-vjeçare / Tre familjarë, mes tyre

Një gjykatë  turke dënoi të shtunën me burgim të përjetshëm tre anëtarë të familjes së një vajze tetë vjeçare vrasja e së cilës në provincën e Dijarbakirit (juglindje) tronditi vendin. Trupi i Narin Guranit, e zhdukur asajkohe për 19 ditë, u gjet në shtator në një çantë në një lumë rreth një kilometër nga fshati ku ajo jetonte me familjen e saj.

Pas një dite të tensionuar seancash, gjykata e Dijarbakirit dënoi me burgim të përjetshëm nënën, vëllain e madh dhe dajën e Narinit për "vrasje të qëllimshme në bashkëpunim".

Gjykatësi dënoi një të dyshuar tjetër, Nevzat Bahtiyar, i cili pranoi pjesëmarrjen në vrasje, me katër vjet e gjashtë muaj burg. Në kuadër të hetimit të hapur nga prokuroria publike e Dijarbakirit, 21 persona janë caktuar në paraburgim nga policia. Dy prindërit dhe vëllai më i madh i Narin ishin mes të arrestuarve. 

"Lajmi i trishtuar i Narinit, i cili u vra brutalisht, na ka lënduar thellësisht të gjithëve ," shkroi në shtator presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në rrjetin social X, duke u zotuar të ndjekë "personalisht procesin gjyqësor për të siguruar që ata që na i morën jetën Narinin të merrnin dënimin më të rëndë të merituar.

Zhdukja e saj më 21 gusht bëri bujë në Turqi, ku disa personalitete të njohura iu bashkuan një fushate në rrjetet sociale të quajtur "Gjej Narin". Xhaxhai i vogëlushes u arrestua pas “dyshimit të fortë” për “vrasje” dhe “pengmarrje” ndaj saj. Thirrjet për të protestuar kundër vrasjes së 8-vjeçares u bënë nga organizatat feministe në disa qytete të Turqisë dhe shpejt vendi u gjet në marshime masive.

 

Poll