BOTA /

Vritet me armë zjarri drejtoresha e burgut në Ekuador! Rasti i dytë në pak ditë

Shkruar nga Versus

Vritet me armë zjarri drejtoresha e burgut në Ekuador! Rasti i

Drejtoresha e burgut më të madh të Ekuadorit, u vra në një sulm të armatosur të enjten. Kjo është vrasja e dytë e ngjashme në më pak se dy javë në vendin e Amerikës Latine.

Maria Daniela Icaza, drejtoreshë e burgut famëkeq Litoral në qytetin port Guayaquil vdiq nga plagët e marra "pas një sulmi të armatosur në rrugën" që çon në qytetin e afërt të Daule. Ajo vdiq ndërsa po dërgohej në spital.

Burgjet e Ekuadorit janë ndër më të rrezikshmit në botë dhe shumë prej tyre janë pushtuar nga bandat e drogës.

Institucionet e vuajtjes së dënimit kanë qenë nën kontrollin ushtarak që nga janari, kur presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e "konfliktit të armatosur të brendshëm" pas një vale brutale dhune, të shkaktuar nga ikja nga burgu i një bosi të fuqishëm krimi.

Vdekja e Icaza-s vjen nëntë ditë pasi kreu i një burgu në provincën Amazonian të Sucumbios, Alex Guevara, u vra gjithashtu në një sulm të armatosur teksa udhëtonte me makinë. Dy punëtorë të tjerë që ishin me të u plagosën pas breshërisë së plumbave drejt tyre.

Përndryshe Ekuadori njihet edhe si pikë veprimi e bandave shqiptare që merren me trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Europës. Rreth 3 vite më parë në të njëjtin qytet, në Guayaqil u ekzekutua me breshëri plumbash shqiptari Ergys Dashi i cili njihej si anëtar i një grupi kriminal shqiptar që merrej me trafikun e kokainës që transportohej me kontejnerë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: