BOTA /

Vuçiç bën deklaratën e papritur: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Sipas tij, problemi real qëndron te çështja e Kosovës, për të cilën Serbia mban ende qëndrimin se është pjesë përbërëse e territorit të saj, duke u bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së dhe Karta e Kombeve të Bashkuara.

Shkruar nga Versus

 

Vuçiç bën deklaratën e papritur: Beogradi nuk

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të vendeve në Bashkimin Evropian nuk është çështje merite, por vendim politik. Gjatë fjalimit të tij në Forumin GLOBSEC, që po mbahet në Pragë, Vuçiq theksoi se pengesa kryesore për Serbinë në rrugën drejt BE-së mbetet mospajisja për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Njerëzit në Evropë flasin për një qasje të bazuar në meritë. Por, kështu s’ka ndodhur asnjëherë. Është gjithmonë një vendim politik,” deklaroi Vuçiç.

Sipas tij, problemi real qëndron te çështja e Kosovës, për të cilën Serbia mban ende qëndrimin se është pjesë përbërëse e territorit të saj, duke u bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së dhe Karta e Kombeve të Bashkuara.

“Ne i përmbahemi Rezolutës 1244, që thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet e BE-së e kanë njohur Kosovën, por pesë nuk e kanë bërë. Ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës,” shtoi ai.

Çfarë përmban Rezoluta 1244?

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u miratua në qershor 1999, duke i dhënë fund luftës në Kosovë dhe duke vendosur mandatin e misionit paqeruajtës ndërkombëtar, përfshirë praninë e NATO-s përmes KFOR-it. Pas kësaj rezolute, ushtria dhe policia jugosllave u tërhoqën nga Kosova, ndërsa Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, e cila është njohur nga shumica e vendeve të BE-së dhe SHBA-ja. /Versus.al

Tags:

vucic serbi

Poll