
President serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar për herë të parë sot ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku kombëtarja shqiptare fitoi me rezultatin 1-0 në fushën e mikëpritësve.
Vuçiç është shprehur se nuk ka mundur të flinte për shkak të trishtimit jo për shkak të zemërimit.
''Nuk ishte një ekip i mirë, nuk luajtën mirë dhe pësuan një humbje. Nuk mund të flija për shkak të trishtimit, jo për shkak të zemërimit. Disa njerëz janë vazhdimisht të zemëruar, por askush nuk pyet se çfarë kemi bërë për ekipin tonë kombëtar. Ata kishin gjithçka që u nevojitej, akomodimin më të mirë, fluturime çarter, morën gjithçka. Ne ishim mikpritës të mirë edhe për shqiptarët. Ata kishin gjithçka që u nevojitej. Nuk shkova në stadium sepse isha i lodhur. Ishte më e rëndësishme për mua të pushoja pas një dite të vështirë dhe jo të mbështesja ekipin kombëtar – tha Vuçiç gjatë një takimi pune ku foli dhe për ndeshjen e djeshme.
Gjithashtu Vuçiç kritikoi mënyrën sesi publiku serb shpesh gjykon pa marrë parasysh përpjekjet e lojtarëve.
"Jo, jo, djema". Shikoni veten dhe çfarë keni bërë për vendin tuaj . A keni ndërtuar ndonjë gjë tjetër përveçse prisni që dikush t'ju sjellë diçka. Ju thjesht po e shkatërroni vendin tuaj.'' tha Vuçiç ndër të tjera.
Presidenti serb përfundoi mesazhin duke bërë thirrje për respekt dhe mbështetje ndaj sportistëve serbë: “Unë e dua ekipin tonë dhe më vjen keq që nuk isha në stadium për të treguar dashurinë time për vendin dhe flamurin tonë.”/Veruss.al







