BOTA /

Vuçiç mandaton kryeministrin e ri, kush është mjeku që do të krijojë qeverisë

Vuçiç, ka komentuar të dielën dhe ndalimin e 16 serbëve në Kosovë në dy ditët e fundit. Në një adresim publik ka folur për “terror” ndaj serbëve.

Shkruar nga Versus

Vuçiç mandaton kryeministrin e ri, kush është mjeku

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur emrin që do t'i besojë krijimin e qeverisë së re serbe. Në detyrën e kryeministit ai mësohet të ketë mandatuar mjekun Gjuro Macut.

“Në vendin tonë dhe në Serbinë tonë duhen unitet, paqe dhe stabilitet. Për shkak të tensioneve që ekzistojnë në shoqërinë tonë, ne nuk jemi në gjendje të shohim të gjitha rreziqet dhe problemet. Situata në rajon është shumë e vështirë, veçanërisht situata politike në Bosnje-Hercegovinë, ku u dhanë vendime kundër Presidentit, Kryetarit të Kuvendit Kombëtar dhe Kryeministrit”, tha Vuçiç.

Vuçiç mandaton kryeministrin e ri, kush është mjeku

Gjuro Macut ka lindur në Beograd dhe ka marrë përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd. Ai ishte i specializuar në mjekësinë riprodhuese dhe biologji në Universitetin e Gjenevës dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Nga viti 2015 deri në vitin 2023 ka qenë anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë, shkruajnë mediat serbe.

“Shumë i qetë, i qetë, tolerant, i durueshëm dhe ndoshta eksperti më i madh në fushën e endokrinologjisë nga Vjena në Stamboll. Për krenarinë e shtetit të Serbisë, ai do të jetë mjeku i parë në krye të qeverisë që nga 1948. Tani më mbetet vetëm ta nënshkruaj në mënyrë solemne”, tha ndër të tjera Vuçiç.

Vuçiç, ka komentuar të dielën dhe ndalimin e 16 serbëve në Kosovë në dy ditët e fundit.

Vuçiç në një adresim publik ka folur për “terror” ndaj serbëve.

“Imagjinoni, disa nga ata njerëz janë anëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer. Kjo ju tregon se çfarë lloj terrori kundër serbëve vazhdon, sepse e vetmja gjë që ka rëndësi është se është kundër serbëve. Sigurisht, të gjithë do të heshtin e s’do të thonë asnjë fjalë”, tha Vuçiç.

Më heret gjatë ditës së dielë, ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga të ndaluarit katër janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: