Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u viktimizua sërish së fundmi duke pretenduar se Kosova kishte marrë masa të njëanshme të cilat sipas tij po krijojnë presion serioz ndaj serbëve që jetojnë aty.
Gjatë takimit që pati me të dërguarin special të Bashkimi Evropian për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen, Vuçiç u shpreh se situata aktuale karakterizohet nga pasiguri e madhe dhe zbatim selektiv i ligjeve, që sipas tij çon në diskriminim në shumë fusha të jetës.
Ai theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, por kërkoi angazhim konkret nga autoritetet në Prishtinë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë në Bruksel.
Presidenti serb paralajmëroi se veprimet e njëanshme rrisin tensionet dhe rrezikojnë stabilitetin e brishtë në terren, duke dëmtuar procesin e dialogut. Versus.al

