Ndërkohë që votimi në Kosovë vijon gjatë ditës së sotme, janë publikuar edhe të dhënat e votimeve që u kryen një ditë më parë në përfaqësitë diplomatike në 19 shtete të botës.
Në total, sipas të dhënave të KQZ, nga 20.324 votues të regjistruar, kanë votuar 73.56% e tyre ose thënë ndryshe 15.552 persona të cilët u paraqitën për të votuar në konsullata apo ambasada të Kosovës.
Votimi më 8 shkurt u zhvillua 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës.
Fletëvotimet nga përfaqësitë diplomatike dhe ato me postë, sipas KQZ-së, do të transportohen në Kosovë nga e hëna, ku më pas do të numërohen. Versus.al







