Multimilarderi Elon Musk i cili po drejton Departamentin Amerikan të Efektivitetit të Qeverisë (DOGE) ka reaguar pas përplasjes së ashpër që pati dje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“Zelensky e ka shkatërruar veten në sytë e popullit amerikan”, shkroi Musk.
Ndërsa shtoi më tej se tashmë është koha për të zbuluar çfarë ndodhi me qindra miliardë dollarë ndihma që SHBA ia transferoi Ukrainës.
“Është koha për të kuptuar se çfarë ndodhi me të vërtetë me qindra miliarda dollarë që u transferuan në Ukrainë”, tha Musk në platformën X.
Dje përplasja mes Trump dhe Zelenskyt para mediave, bëri shumë bujë duke sjellë edhe reagime të liderëve të Bashkimit Europian të cilët u rreshtuan krah Ukrainës. Trump e përzuri presidentin ukrainas, por i la hapur derën e rikthimit kur të jetë gati të nënshkruajë marrëveshjen e paqes që përmban dhënien e pasurive minerale me vlerë qindra miliardë dollarë. Versus.al








