Në orën e fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ushtria ruse ka shkelur armëpushimin e shpallur nga Putini më shumë se 2,000 herë që nga fillimi i ditës. Ai ka njoftuar gjithashtu se kanë ndodhur 67 sulme ruse kundër pozita ukrainase në drejtime të ndryshme, me numrin më të lartë të sulmeve në drejtimin e Pokrovsk. Po ashtu, janë regjistruar gjithsej 1,355 raste të goditjeve ruse, 713 prej të cilave me armë të rënda.
A report by Commander-in-Chief Syrskyi as of 8:00 p.m. on Easter Day.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 20, 2025
As of this hour, since the beginning of the day, the Russian army has violated Putin’s ceasefire more than two thousand times. There have already been 67 Russian assaults against our positions across various…
"Në praktikë, në të gjitha drejtimet kryesore të frontit, Rusia ka dështuar të respektojë premtimin e saj për armëpushim. Madje, as një ditë e tërë nuk ishte e mjaftueshme që Rusia të jepte një përgjigje ndaj propozimit ukrainas për një armëpushim të plotë – që të fillojë menjëherë, nga Pashkët, dhe të zgjasë për 30 ditë." - shkroi Zelensky.
Megjithatë, Zelensky theksoi se nuk ka pasur alarme për sulme ajrore gjatë ditës së sotme. Ai e cilësoi këtë si një format armëpushimi që është arritur dhe që është më i lehtë për t’u zgjatur. Ukraina propozon të ndalojë çdo goditje me dronë dhe raketa me rreze të gjatë ndaj infrastrukturës civile për një periudhë prej të paktën 30 ditësh, me mundësinë për ta zgjatur atë. Nëse Rusia nuk bie dakord për një hap të tillë, do të jetë një provë që ajo ka për qëllim të vazhdojë vetëm veprime që shkatërrojnë jetët e njerëzve dhe që e vazhdojnë luftën.








