BOTA /

Zgjedhjet lokale në Serbi, Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë: Qeverisim me maturi 4 vitet e ardhshme

Shqiptarja Ardita Sinani u përcolli mbështetësve të saj në Preshevë edhe përshëndetjet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shkruar nga B.V
Zgjedhjet lokale në Serbi, Ardita Sinani shpall fitoren në
Ardita Sinani

Serbi- Shqiptarja, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik ka shpëllur fitoren mbrëmjen e djeshme në Preshevë në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 2 qershor.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara, PVD ka marrë 4078 vota.

Gjatë fjalimit para mbështetësve të saj, Sinani premtoi se do të qeverisë me përgjegjësi në mandatin 4 vjeçar Komunën e Preshevës.

“Me mençuri politike kemi dëshmu se dimë me udhëheq të gjitha proceset për 30 vite, ky proces ishte shumë i rëndësishëm. Dhe me maturi e me këmbë në tokë duhet ta qeverisim për katër vitet e ardhme, andaj me këtë fitore bindëse më keni ngarkuar me një përgjegjësi për të udhëheq me komunën e Preshevës. Urime me fat”, u shpreh Sinani.

Rezolutatet paraprake në zgjedhjet lokale në Preshevë:

Partia për Veprim Demokratik – 4078 vota – 11 këshilltarë

Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota – 8 këshilltarë

Alternativa për Ndryshim – 2856 vota – 8 këshilltarë

Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë

Aleanca për Luginën – 1154 vota – 3 këshilltarë

Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota – 1 këshilltar

Lista serbe – 641 vota – 1 këshilltar

Ndërsa Fronti për Ndryshim shpall fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.

Kujtojmë se muaj para zgjedhjeve, me urdhër të qeverisë serbe u shkarkua nga posti i kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili akuzoi Vuçiçin se shkarkimi kishte të bënte me qëndrimin që Arifi kishte mbajtur ndaj politikave asimiluese serbe. Versus.al

Poll