BOTA /

Zgjedhjet lokale në Serbi, zbulohen shifrat e pjesëmarrjes në Preshevë dhe Bujanoc

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet lokale në Serbi, zbulohen shifrat e pjesëmarrjes në

Kur kanë mbetur më pak se 4 orë deri në mbylljen e votimeve në Preshevë dhe Bujanoc, procesi është duke vijuar normalisht. Në të dy komunat me shumicë shqiptare në Serbi nuk është raportuar për asnjë parregullsi.

Deri në ora 16:00, në Bujanoc të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 11 mije votues, ose 25%. Ndërsa në komunën e Preshevës, deri në ora 16:00 kanë votuar 10273 votues, ose 23.6%.

Në Bujanoc po garojnë katër kandidatë shqiptarë për kryetar, ku prej tyre kanë rënë dakord edhe për një koalicion paszgjedhor mes PVD, PD dhe LPD.

Ndërsa në Preshevë janë 6 kandidatë shqiptarë për kryetar, ndërsa të gjitha partitë serbe garojnë me një listë të përbashkët me synimin e tyre për të marr dy ulëse në Kuvendin Komunal.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: