
Petar Petkoviç, drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka provokuar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçlën lidhur me vendosjen e posterave në veri të vendit, ku shkruhet se presin vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në rrjetin social “X”, Petkoviç ka shkruar se Zveçla është i frikësuar nga posterët mbi Vuçiçin dhe se nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të mburret në rrjetet sociale.
“E para, Kurti “nuk kishte guxim” të ulej në tavolinën e dialogut me Aleksandar Vuçiq, ndërsa tani Sveçla “është frikësuar” edhe nga posterët me figurën e Aleksandar Vuçiq, të cilat i ka vendosur dikush dhe po kërcënon me arrestim. E vetmja gjë që ai mund të bënë është “të mburret” nëpër rrjetet sociale”, ka shkruar ai.
Më herët, ministri Zveçla porositi autoritetet që nëse Aleksandër Vuçiç vjen ne Kosovë pa lejen e Prishtinës zyrtare, atëherë të arrestohet.
“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla.
Ndërsa presisdenti serb, Aleksandër Vuçiç, njoftoi sot se në korrik do të vizitojë Malin e Zi. Versus.al








