MAGAZINË /

FOTO / Zvicra eleminon Italinë nga Euro 2024, kalon në çerekfinale

Rrjeta u shkund nga një gjuajtje e Vargas, vetem pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë. 

Shkruar nga a.b.

FOTO / Zvicra eleminon Italinë nga Euro 2024, kalon në

Zvicra është çerekfinalistja e parë e EURO 2024! Tifozët e saj përshëndetën me super entuziazëm bilbilin e fundit të arbitrit të ndeshjes, ndërsa Zvicra gjysëmfinalet e EURO-s për herën e dytë radhazi.

Kombëtarja zvicerane e drejtuar nga kapiteni i tyre Xhaka, eleminuan kështu ekipin italian, i cili u gjunjëzua përballë një Zvicre në super formë.  

Në minutën e 47 të ndeshjes, zviceranet tunden për herë të dytë porta e Donarunes, sapo nisi pjesa e dytë. Rrjeta u shkund nga një gjuajtje e Vargas, vetem pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë. Ndërkohë pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Zvicren.

FOTO / Zvicra eleminon Italinë nga Euro 2024, kalon në

Remo Freuler kalon në avantazh Zvicrën në minutën e 37. Ai shënoi pas një aksioni të befasishëm në fushën italiane dhe një goditje me të majtën nuk I dha snjë mundësi Donnarummës që të nddalojë tonin e nisur nga lojtari zviceran.

FOTO / Zvicra eleminon Italinë nga Euro 2024, kalon në  

24' Embolo merr një pasim të saktë dhe godet drejt mesit të portës, por Donaruma i mohon golin me një pritje të mirë.

19′ Barela gjuan nga goditja e lirë, por Di Lorenco nuk arrin ta gjejë topin në zonë i cili më pas shkon jashtë. 

FOTO / Zvicra eleminon Italinë nga Euro 2024, kalon në

Zvicra dhe Italia hapen raundin e 1/8-ave për Europianin. Të dyja skuadrat u përballen në “Olympiastadion”.

Poll