Chuck Norris mund të jetë tërhequr nga aktrimi prej disa vitesh, por ai është aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta e tij e përditshme me fansat e tij.
Në një postim të fundit në Instagram, aktori 85-vjeçar donte të ndante një mesazh optimizmi dhe këmbënguljeje me ndjekësit e tij në internet.
Duke e shoqëruar postimin me një foto nga palestra, ku duket duke u stërvitur, ai shkroi mesazhin e mëposhtëm:
"Ja një foto që bëra disa muaj më parë. Progresi nuk matet me përsosmëri, por me guximin për të vazhduar. Unë ende vendos qëllime, ec përpara dhe zgjedh disiplinën mbi rehatinë. Pavarësisht moshës, vazhdo të përpiqesh për versionin më të mirë të vetes. Zoti ju bekoftë, Chuck Norris."
View this post on Instagram
