AKTUALITET /

Dosja “Gërdeci”, avokatët e Mediut kërkojnë akt të ri ekspertimi të dëmit ekonomik! SPAK: S'ka arsye

Është shtyrë për në datën 26 qershor seanca e radhës për dosjen “Gërdeci” për të cilën është marrë i pandehur ish-ministri Fatmir Mediu.

Shkruar nga B.V
Dosja “Gërdeci”, avokatët e Mediut kërkojnë akt
Shpërthimi në Gërdec dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Tiranë- Avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili është marrë i pandehur për dosjen “Gërdeci” kanë kërkuar një riekspertim të dëmit ekonomik me pretendimin se grupi që kishte kryer aktin e parë të ekspertimit, nuk ishte i licensuar dhe varej nga grupi hetimor.

Ndërkohë prokurori i SPAK, Klodian Braho ka argumentuar se nuk ka arsye shtesë për të pranuar një kërkesë të tillë që është rrëzuar më herët.

Grupi i aktit të ekspertimit, kanë deklaruar në seancën e kaluar se nuk mbanin mend për raportin e tyre të aktit të ekspertimit të dëmit ekonomik për shkak se kishte kaluar një kohë e gjatë. Për këtë arsye, GJKKO u ka lënë afat që të rilexojnë aktin e ekspertimit të dëmit ekonomik të shkaktuar si pasojë e shpërthimit në Gërdec ku humbën jetën 26 persona.

Seanca e radhës në GJKKO do të zhvillohet me datë 26 qershor.

Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Versus.al

Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
  • Lëvizja Atdheu
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
  • Partia Socialiste
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
  • Aleanca Kombëtare
  • Aleanca Demokracia e Re
  • Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
  • Partia Mundësia (Agron Shehaj)
  • Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: