
Siç dhe duket ish-kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili pas vendimit të GJKKO-së me 2 vite burg është 'arratisur' drejt plazheve të Meksikës.
Balili u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike në bashkëpunim'.
Për shkak të dënimit të shkurtuar i ish-kryebashkiakja u dënua përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj shërbim prove.
Pak ditë pas njoftimit të vendimit nga gjykata, Balilaj ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, ku e shihet duke u buzëqeshur në shoqërinë e disa individëve të tjerë.
Duket se ish-kryebashkiakja e një bashkie të vogël dhe të varfër nuk e vret shumë mendjen për dënimin e dhënë nga GJKKO.
Balilaj qëndroi në krye të Bashkisë së Patosit për 3 mandate dhe u shpall fajtore për abuzim me tenderat, duke i dhënë dy të tilla firmës ‘Genti 001” të Ilir Dervishaj, me vlerë 15.3 ,milionë lekë, në shkelje të ligjit, në bashkëpunim me vartësit e saj: Anisa Petani, ish nënkryetare, Shkëlqim Beqiraj, ish-sekretar i Përgjithshëm, Enirjada Rizaj, ish anëtare e komisionit të ofertave, të cilët po ashtu janë dënuar me burg./Versus.al








