POLITIKË /

'I paepur, ndërton ditë e natë', kryeministri për biznesmenin Ram Gecin: Çfarë lidhje ka me krimin!

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sektorin e ndërtimit si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe transformimit të vendit gjatë një takimi me ndërtuesit më të mëdhenj në Shqipëri, ku përmendi edhe sipërmarrësin Ram Geci si shembull të investitorëve që, pavarësisht bindjeve politike, kanë kontribuar në projekte të rëndësishme në vend.

Shkruar nga Versus
'I paepur, ndërton ditë e natë', kryeministri për
Ram Geci/Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ndërtuesit më të mëdhenj në vend, ku është ndalur te zhvillimi i sektorit të ndërtimit dhe ndikimi i tij në transformimin e Shqipërisë.

Rama theksoi se, ndonëse në këtë sektor mund të ketë edhe problematika, nuk është e drejtë që ai të përgjithësohet apo të lidhet me kriminalitetin, duke e cilësuar këtë qasje “të papranueshme”.

Ai u shpreh se ndërtimi është një nga sektorët që e bën më të dukshme përmirësimin e vendit dhe se, sipas tij, zhvillimi është rezultat i punës së shumë kompanive dhe punonjësve që kontribuojnë në ekonomi.

Rama shtoi se suksesi i këtyre investimeve nuk duhet nënvlerësuar, pavarësisht kritikave që mund të vijnë nga jashtë apo nga kundërshtarët politikë.

Gjatë takimit, ai përmendi edhe disa sipërmarrës të pranishëm në sallë, përfshirë ndërtuesin Ram Geci, duke theksuar se pavarësisht bindjeve të tyre politike, ata po kontribuojnë në zhvillimin e vendit përmes investimeve të rëndësishme në sektorin e ndërtimit dhe turizmit.

“Këto kompanini i ka krijuar puna nuk i ka krijuar krimi, këtu qenkan ftuar edhe disa të tjerë ja demokrati i paepur demokrati Ram Geci, çlidhje ka ai me krimin që e ka ngritur “Interkontinentalin"? Atë mund ta shash dhe ta përqeshësh vetëm që nuk i ndahet shpirti nga ajo parti.

Ja ku është edhe i paepuri tjetër atje demokrat tjetër, se këta demokratët me ne ndërtojnë me ata protestojnë i kanë të dyja, u del dhe të argëtohen me molotovë, edhe të ndërtojnë dhe fitojnë. 

Të gjithë demokratët, pse vijnë këtu? Vijnë këtu se këtu bëjnë punë pse mos vinë?” u shpreh Rama./Versus.al

Poll