POLITIKË /

Reforma territoriale, PD udhëzim për strukturat e saj: Zhvilloni takime me qytetarët në gjithë vendin

Shkruar nga Versus

Reforma territoriale, PD udhëzim për strukturat e saj: Zhvilloni

Partia Demokratike ka angazhuar strukturat e saj në të gjitha qarqet e vendit në takime të drejtëpërdrejta me qytetarët për të diskutuar me ta lidhur me reformën administrative dhe territoriale.

Urdhri i firmosur nga sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, përmban kërkesën për organizimin e dëgjesave me komunitetet vendore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të kryesive brenda datës 15 prill.  

PD kërkon që propozimet të finalizohen dhe të raportohen deri më 20 prill, të shoqëruara edhe me dokumentim nga takimet në terren. Gjithashtu, në proces do të përfshihen këshilltarë vendorë, ekspertë dhe përfaqësues të zgjedhur lokalë. Versus.al

Poll